Edhe rruga nga Qeveria deri te Kuvendi është me gropa!

    “Rrugën që po e shihni mbrapa meje është e tëra e arnuar dhe me gropa, ngjan sikur të ishte ndonjë rrugë e ndonjë fshati, megjithatë kjo rrugë është njëra ndër rrugët kryesore të kryeqytetit dhe rrugë në mes qendrës së Shkupit”.

    Për këtë rrugë po ankohen ata që më se shpeshti i bien kësaj rruge, shoferët e taksive. Ankohen se rrugët e këqija të Qytetit po ua prishin edhe veturat.

    “Kjo rrugë duhet të jetë shumë e mirë, por për askund nuk është dhe jo vetëm kjo rrugë, por të gjitha rrugët janë katastrofë edhe në Qendër edhe në rrethinë të Shkupit. Na pyesni neve taksistëve që vozisim dhe e dimë se si janë rrugët në Shkup”, thotë ky shofer taksie.

    Kjo rrugë i bie të jetë në sipërfaqen e Komunës Qendër, por kryetari i kësaj komune na tha se është në kompetenca të Qytetit të Shkupit.

    “Rruga “Dame Gruev” është nën kompetenca të Qytetit”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

    Pyetëm edhe të parën e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska se a ka plan Qyteti që të rikonstruojë këtë rrugë esenciale.

    “Po kemi plan për rikonstruim, po presim që të kryhen disa punime ndërtimore që po zhvillohen në atë drejtim dhe për shumë shpejtë do të fillojmë me rikonstruimin”, tha Arsovska.

    Ndryshe kjo rrugë që ngjan sikur të ishte nga shekulli i kaluar lidh shumë institucione të rëndësishme në vend, si Qeverinë me Kuvendin, ndërsa për gjatë kësaj rruge gjenden edhe disa ministri të RMV-së, shtet i NATO-s dhe që pretendon edhe anëtarësim në BE. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Tensionet etnike janë nxitur çdoherë nga BDI për qëllime politike

    Lajmi i rradhës

    RMV, hiqet certifikata e vaksinimit në kufi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë