RMV ka në dispozicion dy helikopterë në shuarjen e zjarreve

    Në situatë të temperaturave të larta, mundësia për paraqitjen e zjarreve është e lartë dhe për këtë ne kemi shkurtuar kohën e përgatitjes dhe të veprimit gjatë luftimit me të njëjtat. Kështu është shprehur mes të tjerash ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në “SummerClick” në “TV21” teksa foli për kapacitetet e URMV-së për t’u përfshirë në shuarjen e zjarreve.

    “Për momentin janë dy helikopterë, që nëse ka nevojë më shumë ne njoftohemi nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza”.

    Ndërkaq sa i takon përgatitjeve, Petrovska sqaroi:

    “Armata tani për tani nuk është përfshirë sepse vlerësohet se nuk ka nevojë që ajo të përfshihet. Shërbimet në fushën shëndetësore e punojnë punën e tyre dhe nuk ka nevojë për mbështetjen tonë. Megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe të ashtuquajturës – gjendje të gatishmërisë, që nga muaji maj në Armatë është dhënë urdhri për mbajtjen e kujdestarive në kazerma, kuptohet edhe në njësitin e helikopterëve të cilët qëndrojnë në gatishmëri, që nëse ka nevojë për angazhimin e tyre, për përballje me çfarëdo lloj zjarri, ata të jenë të përgatitur dhe sa më shpejtë të reagojnë”.

    Lajmi Paraprak

    Eurostat: Shqipëria me varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Europë

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Qeveria e krimit dhe korrupsionit të heq dorë nga “Ballkani i Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë