RMV me ambasador të ri në Bruksel, Paris dhe Podgoricë

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur emrat e tre ambasadorëve të rinj, dhe njoftoi për tre të tjerë, emrat e të cilëve për shkak të procedurës tha se nuk mundet t’i zbulojë.

    Osmani tha se ambasador i ri në misionin e fundit të BE-së në Bruksel është përzgjedhur Zufi Ismaili, i cili është diplomat në karrierë, Viktor Dimovski pritet të jetë ambasadori ri për në Francë-Paris, ndërsa Zekir Ramçiloviq pritet të shkojë në Podgoricë-Mal të Zi.

    “Kemi edhe tre emra të rinj, megjithatë ata janë në fazë kur presim agreman, me vendim të Qeverisë ditëve të fundit, por megjithatë emrat e tyre nuk do të mundem t’i komunikojë sepse duhet të përfundojë procedura e marrjes së agremanit.

    Bëhet fjalë për ambasadorin e ri në Bern, konsullin e përgjithshëm në Munih dhe konsullin e përgjithshëm në Toronto”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Me Arsovskën kemi trokitur bashkë në dyert e shkupjanëve, ndërsa sot më sulmon!

    Lajmi i rradhës

    Edhe një dorëheqje në Qytetin e Shkupit, LAJKA mbetet pa drejtor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë