RMV, një kg qepë sa një kg banane!

    As gjeneratat më të moshuara, por as tregtarët, nuk e mbajnë mend që çmimi i kilogramit të qepës të jetë 80 denarë, pra sa një kilogram banane. Ky çmim është aktual në tregjet e kryeqytetit.

    “Ka tash e një kohë të gjatë që çmimi qepujkave apo “arpaxhikut” siç i themi ne, është rritur dukshëm dhe kjo është arsyja kryesore e rritjes së çmimit të qepëve, sepse nuk ka shumë bujq që investojnë në të tilla. Një kilogram qepë ne e shesim për 60 denarë, ndërsa e blejmë për 50,52 apo 55 denarë varësisht prej kualitetit”, rrëfen për gazetën KOHA, tregtari Taxhedin Ademi nga Kumanova.

    Ai gjithashtu shtoi se qepët i importojnë nga Shqipëria, prandaj edhe janë më shtrenjtë.

    “Tani i importojmë nga Shqipëria, te ne nuk ka shumë, por edhe ato që janë nuk kanë kualitet”, tha Taxhedin Ademi. Por si duket, edhe pse në qytetet e tjera të Maqedonisë çmimet mund të jenë më të lira se ato në kryeqytet, për disa qytetarë prapë nuk janë të arsyeshme.

    “Asnjëherë në jetën time nuk kam rastisur në çmime të tilla, kilogrami i qepës njësoj si ai i bananeve? Kjo nuk është normale!”, u shpreh mjaft i revoltuar një blerës në tregun e gjelbërt të qytetit të Kumanovës.

    Deri para disa viteve, tregtarët me shumicë e blinin qepën 10 denarë për kilogram dhe e shisnin në treg për 25/30 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Alimi: Kurrë nuk e kam menduar se do të dënohem vetëm pse shpëtova një jetë

    Lajmi i rradhës

    Rrezikohet siguria në komunikacion, persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë shenjat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë