Rrezikohet siguria në komunikacion, persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë shenjat

    Në kontinuitet në qytetin e Dibrës persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë shenjat e komunikacionit. Derisa shenjat horizontale dëmtohen nga kushtet klimatike, por edhe kualiteti i dobët i tyre, shenjat veritikale dëmtohen nga faktori njeri. Kjo situatë, sipas ekspertëve në sferën e komunikacionit, drejtpërdrejt rrezikon sigurinë në komunikacion. Rreziku është si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët. Dëmtimet i dënon pushteti vendor, shoqatat qytetare dhe dibranët në përgjithësi, ndërsa kërkohet që kompetentët të gjejnë kush është dëmtuesi për të marrë masa ndëshkuese.

    Në lidhje me dëmtimet e shumta sidomos të shenjave vertikale të komunikacionit, disa herë ka reaguar edhe pushtetit vendor i Dibrës. Udhëheqësia e Komunës, si edhe Komisioni për siguri në komunikacion pranë Këshillit të Komunës, ashpër kanë reaguar në lidhje me dëmtimet që janë bërë këto ditë.

    Ata thonë se dëmtimet kanë një kontinuitet dhe përveç dëmeve materiale, shkaktojnë drejtpërdrejt edhe dëme në sigurinë në komunikacion. Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet nga pushteti vendor, i cili ka informuar edhe të gjitha institucionet kompetente që të ndëshkohen ata të cilët dëmtojnë shenjat e komunikacionit.

    Udhëheqësia e pushtetit vendor potencon se zëvendësimi i shenjave të komunikacionit dëmton edhe buxhetin lokal, meqë të njëjtat kushtojnë dhe një vëmendje e veçantë rreth këtij problemi i është kushtuar edhe në Komisionin për sigurinë në komunikacion.

    “Sinjalizimi vertikal në Dibër shumë herë pëson dëmtime. Komisioni i Komunës për siguri në komunikacion ka debatuar rreth këtij problemi dhe kërkon nga institucionet kompetente të marrin të gjitha aktivitete për zbulimin e dëmtuesve. Ne si Komision i dënojmë këto akte të shëmtuara të personave të pandërgjegjshëm”, thotë anëtari i Komisionit për siguri në komunikacion, Abdyl Koleci. Shenjat e komunikacionit hidhen, dëmtohen dhe si të tilla dëmtojnë zhvillimin normal të trafikut. Dëmtimet të shenjave për sinjalizimin vertikal ka në disa pjesë të qytetit, thonë përfaqësuesit e Komisionit.

    Për fat të keq, aktualisht ka probleme edhe me sinjalizimin horizontal. Për shkak të kushteve atmosferike gjatë sezonit dimëror, por edhe punimeve për sanim dhe rekonstruim të rrugëve, në qytet, këto shenja në shumë vende nuk funksionojnë meqë edhe nuk ekzistojnë. Anëtarët e Komisionit për siguri në komunikacion thonë se pas sanimit të rrugëve kryesore të qytetit, duhet patjetër të bëhet vendosja e re e sinjalizimit horizontal. Këto shenja shkaktojnë probleme sidomos në qendër të qytetit. Kohë më parë, gjatë kontrolleve që ka bë policia e qarkullimit rrugor ka ndëshkuar qytetarët edhe pse në pjesën qendrore të qytetit sinjalizimi horizontal ka patur shumë dëmtime. /koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV, një kg qepë sa një kg banane!

    Lajmi i rradhës

    Një ligj për maqedonishten, as lektorë për shqipen  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë