RMV nuk ka programe për talentët

    Dhjetëvjeçari, Ahmed Smajoviq nga Shkupi këtë vit ka përfunduar klasën e pestë. Ka aftësinë për të lexuar, kuptuar dhe mësuar shpejt çdo përmbajtje. Ai ka një talent të veçantë për matematikën dhe gjuhët e huaja. I pëlqen të zgjidhë probleme matematikore dhe të mësojë fjalë të reja. Ai ka filluar të flasë shumë herët, ndërkaq në moshë më të vogël se dy vjeçare ai vetëm se ka përdorur fjali në komunikimin e tij. Në moshën pesë vjeçare, ai ka filluar t’i lexojë shkronja cirilike dhe latine dhe ka folur rrjedhshëm boshnjakisht, maqedonisht dhe anglisht. Operacionet matematikore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit i ka zotëruar edhe para se të fillonte shkollën, raporton Meta.mk.

    A krijon shteti programe të veçanta në shkollat ​​që punojnë me fëmijë të talentuar? A kanë sukses këta nxënës në ndërtimin e aftësive të tyre mbi mesataren në një ose më shumë fusha në klasë, apo thjesht shkrihen në mesatar me kalimin e kohës? Meta.mk, ka diskutuar me nënën e Ahmedit, Sabina Muriq Smajoviq, për fëmijën e saj i cili ka përparuar shumë shpejt dhe ka kaluar në klasën tjetër. Ajo flet për këtë me shpresën se autoritetet do të përpiqen në të ardhmen të ndryshojnë diçka për mirë në politikat aktuale arsimore ndaj të gjithë fëmijëve të talentuar në Maqedoni.

    Ahmedi është bezdisur në klasë

    Që në kohën kur Ahmedi po shkonte në kopsht, nëna ishte e vetëdijshme se fëmijën nuk e kanë interesuar të njëjtat gjëra si moshatarët e tij. Ai niseshte rregullisht për në shkollë dhe ndoshta për shkak të ambientit të ri, miqve dhe mësuesve nuk ka pasur edhe aq shumë probleme në klasën e parë.

    “Por në klasën e dytë, Ahmedi filloi të ankohej se kishte bezdi në klasë, se nuk mësonin asgjë të re, se e bënin të përsëriste 100 herë gjërat që ai i dinte. E gjithë kjo ishte një shenjë për mua se duhej të ndërmerrnim diçka dhe t’i jepnim atij një sfidë të re. U krijuan kushte dhe me ndihmën e madhe të mësuesve të tij dhe të shkollës “Panajot Ginovski”, me rekomandim të komisionit kompetent arsimor e kaloi klasën e tretë dhe vazhdoi në klasën e katërt”, tregon nëna Sabina.

    Ahmedi, pavarësisht se ka qenë një nxënës i talentuar, ka vazhduar të mësojë në të njëjtin program si nxënësit e tjerë.

    Ata e kanë thirrur atë “të shkathët”

    Me kalimin e kohës, nëna ka vënë re se fëmija ka filluar të shkrihej në nxënës mesatar dhe se nuk është angazhuar më si më parë, pasi nuk ka pasur asnjë sfidë.

    “Ai filloi të përpiqej më shumë që të pranohej nga shokët e tij. Shpesh e quanin “i shkathët” dhe bëhej e pranueshme për të nëse mësuesit e pyesnin diçka dhe ai nuk e dinte. Dhe pikërisht këtë  ai vetë më parë e konsideronte si disfatë të tij personale, të pyetet diçka për një temë të caktuar, dhe ai të mos e dijë”, thotë Sabina.

    Sipas saj, autoritetet përgjegjëse për arsimin në vend padyshim e kanë problem të gjejnë një model arsimor të përshtatshëm për nxënësit e talentuar.

    “Duhet të ekzistojë një program adekuat për fëmijët e talentuar. Personalisht nuk jam e njoftuar me ndonjë program apo projekt të veçantë edukativ në të cilin unë si prind mund ta përfshij atë. Por mendoj se duhet gjetur një mënyrë për t’i dalluar fëmijët e talentuar, për t’u dhënë sfida shtesë dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre”, thekson nëna.

    Nga Ministria e Arsimit pretendojnë se po stimulojnë punën e nxënësve të talentuar

    Përveç faktit që nxënësit e talentuar, me propozimin e mësuesit të klasës ose drejtuesit të klasës dhe me vendim të këshillit të mësuesve, mund të përparojnë dhe të përshpejtohen (deri në dy herë gjatë shkollimit për të kaluar në klasën tjetër), për nxënësit me inteligjencë mbi mesataren organizohen aktivitete shtesë, përkatësisht benificione shtesë, tha Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për Meta.mk.

    “Me programet e reja mësimore, librat e rinj dhe një qasje krejtësisht të re të mësuesve në mësimdhënie, inkurajojmë potencialin kreativ të nxënësve. Duke futur më shumë lëndë zgjedhore në shkollat ​​fillore, secilit nxënës i jepet mundësia të zgjedhë atë që është më interesante për të dhe ku arrin rezultatet më të mira. Kështu mundësohet identifikimi i hershëm i afiniteteve, predispozitave dhe talentit për një punë të caktuar, gjë që mundëson fillimin e hershëm të monitorimit të fëmijës dhe jep mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

    Nga ministria, po ashtu përkujtuan se që para disa vitesh në Shkup është hapur gjimnazi matematikor-informatik si shkollë e specializuar ku sipas programeve të veçanta arsimohen nxënës të talentuar nga lëmia e matematikës, fizikës dhe informatikës. Nga MASH gjithashtu përkujtuan se ndajnë bursa studimore për gjimnazistët e talentuar, si dhe çmime për studentët që fitojnë vendin e parë në një konkurs shtetëror, si dhe kompensim monetar për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në një konkurs ndërkombëtar në matematikë, informatikë dhe shkenca natyrore.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Deputetët duhet të mendojnë mirë, nëse do të votojnë për Europën apo për izolim

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë