RMV, pensioni minimal 230 euro

    Pensionistët në më shumë qytete në vend kanë përsëritur kërkesat e tyre për pension minimal prej 18 mijë denarë. Përderisa ka edhe kërkesa që pensioni minimale të jetë në vlerën prej 60 për qind të pagës mesatare në shtet, dhe rritjes lineare të pensioneve deri sa të rritet pension deri në këtë vlerë. Nëse merret parasysh se pragu i varfërisë në vend sipas Bankës Botërore është 14.200 denarë, mund të pritet që pensioni minimal deri në vit të ri të përcaktohet në së paku në këtë tavan të vlerës. Në ndërkohë, në mbledhjen e së martës, Qeveria miratoi vendimin për themelimin e Grupit Punues për shqyrtimin e propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe një pako masash për ndihmë dhe mbështetje për pensionistët. Ai është përgjegjës që të dorëzojë në Qeveri të një propozimi të përshtatshëm dhe financiarisht të zbatueshëm për pensionin më të ulët si dhe një propozim për masa për të ndihmuar dhe mbështetur pensionistët.

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pret që deri në fund të vitit të gjendet zgjidhje për përcaktimin e pensionit minimal, përmes dialogut në grupin punues në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Shoqata e Pensionistëve dhe Fondi Pensional dhe sigurimi Invalidor. Zgjidhja do të jetë mbi pragun e varfërisë të përcaktuar nga Banka Botërore. Sipas saj, pensioni minimal nuk është i lartë, por sipas harmonizimit të fundit nga 9000 denarë do të rritet për rreth 4000 denarë, gjegjësisht do të jetë mbi 13.000 denarë.

    Sipas përllogaritjeve të pensionistëve, me rritjen e planifikuar në shtator, pensionistët me pensione më të ulëta do të marrin rreth 700 denarë më shumë në llogarinë e tyre. Nga gjithsej 333 mijë pensionistë, 94 mijë marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.300 denarë. Nga Ministria e Punës thonë se në raport me pensionet e rajonit ne kemi një mesatare të pensioneve, ku në shtator pensioni minimal në vend pritet të jetë 13.300 denarë. Në Serbi pensioni minimal është 10.841 denarë, kurse pensioni mesatar është 19.866 denarë. Në Kroaci me vendim të Qeverisë bartet shuma me të cilën shumëzohen vitet e shërbimit, pra 11.19 euro shumëzuar me vitet e shërbimit. Pensioni minimal i Malit të Zi është 280 euro, ndërsa Greqia ka pension minimal prej 411 euro. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Të dhurosh ushqim ose të gjobitesh sipas ligjit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV paralajmëron rikthimin e masave për çmimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë