RMV, për tre muaj më shumë kanë vdekur se sa kanë lindur

    Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti është ulur numri i lindjeve, ndërsa është rritur numri i vdekjeve në në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

    “Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 7.0% në 3896 lindje të gjalla. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2021 është vërejtur rritje nga 35,8% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arriti në 6925 persona, nga të cilët 21 ishin foshnje”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Si rezultat i këtyre ndryshimeve, rritja natyrore është negative për 3029, dhe do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

    “Numri i martesave në këtë tremujor të vitit është rritur për 20,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke arritur në 2694 martesa”, raportojnë nga Enti, duke theksuar që në këtë periudhë kanë ndodhur edhe 550 divorce.

    Rritje natyrore positive është regjistruar më së shumti në Saraj 57, Studeniçani 34, Haraçinë 27, Shuto Orizarë 12; ndërkohë rritje natyrore negative më e theksuar është në Prilep -256, Manastir -231, Ohër -190, Kumanovë -151, Karposh -126, Veles -121.

    Lajmi Paraprak

    Reçel me karota

    Lajmi i rradhës

    Hoxhallarë patriotë në shërbim të atdheut!

    Lajme tjera

    Moti sot në Maqedoni

    Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë