Përbërësit:
1 kg. karota të pastruara
800 g. sheqer
1 g. vanilje
Përgaditja:
Karotat pasi të lahen dhe të pastrohen mirë, priten në copa të voga kubike, i vendosim në një enë me ujë dhe vendosim në zjarrë që të ziejnë mirë.
Kur të jenë zierr shpëlahen me ujë të ftohtë dhe vendosim në një kullesë t’u kullojë uji.
Në një enë hidhet sheqeri me një gotë ujë dhe vihet në zjarr që të vlojë në 30 gradë. Në këtë enë hidhen edhe karotat dhe ziejnë derisa shurupi të arrijë gradacionin e mëparshëm (30 gradë).
Në fund shtohet vanilje dhe e lem të ftohet, njofton Nistori.