Qytetarët duhet të kenë kujdes me përdorimin e internetit nga 1 korriku në vendet e rajonit. Edhe pse që nga kjo ditë çmimet e roamingut do të tarifohen njësoj si të ishim në vend, autoritetet përsëri paralajmërojnë që përdorimi i internetit nuk duhet të ekzagjerohet. Sipas drejtorit të Agjencisë për Komunikime Elektronike Jeton Akiku, nëse operatorët vërejnë se shtetasit e huaj përdorin internetin më shumë sesa në vendin e tyre, respektivisht shkarkojnë ose përdorin YouTube, interneti i tyre do të kufizohet. Akiku thotë se operatorët e telekomunikacionit kanë futur mekanizma mbrojtës për qytetarët e rajonit që të mos mund të abuzojnë me këtë përfitim që është në dispozicion për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Internetin që keni në celularin tuaj mund të përdoret në vendet e Ballkanit Perëndimor, por sigurisht që do të ketë kontrolle. Për shembull, nëse në vendin tuaj shpenzoni 5 gigabajt internet për një muaj të tërë, dhe për vetëm disa ditë në rajon shpenzoni 2 gigabajt, atëherë do të merrni njoftim përmes SMS që interneti juaj do të ndalet ose kufizohet”
Përndryshe, qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, tarifën për roaming nga fillimi i muajit tjetër, për thirrjet telefonike dhe SMS porosi por edhe internet do ta kenë me çmim sikur të ishin në shtëpi. Kjo marrëveshje midis vendeve përreth filloi në vitin 2019, kur në fazën e parë filloi me një ulje të çmimeve për këto shërbime për 80 për qind, dhe përfundon me heqjen e plotë të çmimeve të roamingut.
Autoritetet thonë se tani bëhen përpjekje që qytetarët e vendit dhe rajonit dhe banorët e vendeve të Bashkimit Evropian të kenë përfitime të tilla. Tani për tani, kjo kërkon që vendi të jetë pjesë e familjes evropiane. Përndryshe, në të kaluarën jo aq të largët, pas çdo sezoni veror, qytetarët ankoheshin për fatura jashtëzakonisht të larta për përdorimin e shërbimeve të roamingut. Tani autoritetet thonë se përkundër uljes së çmimeve të shërbimeve, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm. /Alsat M/