Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, deklaroi se Kodi Zgjedhor ka marrë vlerësim pozitiv nga ODIHR-i dhe Komisioni Evropian, por theksoi se miratimi i tij kërkon konsensus politik ndërmjet partive. Sipas tij, mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me modelin e votimit të diasporës, ndërsa shprehu besimin se partitë do të arrijnë marrëveshje.
“ODIHR dhe KE dhanë një vlerësim pozitiv, por ajo që mbetet janë modalitetet. E kuptoj që ka mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për këto modalitete, por ndiej se ka vullnet të mirë për t’i kapërcyer ato. Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet tashmë është duke punuar dhe shpresoj që palët do të jenë në gjendje të ulen dhe të arrijnë një konsensus për këtë çështje të ndjeshme për një çështje kaq të rëndësishme. Themelet e ligjit dhe vetë ligji janë vërtet të mira”, tha Rokas gjatë promovimit të pajisjeve të reja ushtarake në kazermat Ilinden.
Rokas u ndal edhe te zbatimi i reformave nga Plani i Rritjes, duke theksuar se shumica e detyrimeve janë përmbushur. Raporti do t’i dërgohet Komisionit Evropian brenda dhjetë ditëve, ndërsa vlerësimi përfundimtar pritet në shtator.






