
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me rastin e 12 majit, Ditës ndërkombëtare të
infermiereve, është takuar sot me infermieret e punësuara në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, përcjell Nistori.
“Roli juaj në përballjen me këtë pandemi ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne dhe gjithë kjo e thekson rëndësinë e punës që bëni çdo ditë. Ju nuk jeni vetëm promovues të shëndetit, por jeni edhe mbrojtës, njohuritë dhe sakrifica e të cilëve shpëtojnë jetë të panumërta çdo ditë”, tha ministri Filipçe në takimin me infermieret.
Nga Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se thelbi dhe kontributi ndaj përballjes me pandeminë e përgjithshme e potencuan rolin kyç të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe se kushtet e punës së infermiereve janë përmirësuar. /AIM/Nistori/