Romët protestuan para ambasadës çeke për vrasjen e të riut nga policia çeke

    Lëvizja Qytetare “AVAJA” ka marshuar sot duke protestuar kundër vrasjes së të riut rom në Çeki nga policia çeke, ndërkohë përkujtuan që akoma nuk ka epilog gjyqësor rasti i dhunës policore në Manastir.

    “Sot një mijë qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar për shkak vrasjes së të riut rom, Stanisllav Tomash nga Teplica (Çeki), i cili u vra brutalisht nga ana e zyrtarëve policor”, deklarojnë nga “Avaja”, duke sqaruar që marshi filloi nga shkolla fillore “Koço Racic” dhe vazhdoi te Ambasada e Çekisë në Shkup.

    Avaja parashtroi dy kërkesa deri te autoritetet çeke: Hetime të pavarura për vrasjen e Stanisllavit dhe krijimin e Komisionit të pavarur për të zbulimin e shkeljeve të rregullave policore ndaj komunitetit rom.

    “Nga brutaliteti policor në shtator të vitit 2020 në Manastir janë rrahur tre romë për çka akoma nuk ka epilog gjyqësor”, deklarojnë nga Avaja.

    Lajmi Paraprak

    MASH: 141 mësimdhënës në shkollat fillore kanë marrë titullin “mentor” | Rroga do të rritet për 50 euro

    Lajmi i rradhës

    Shumica e plazheve në Ohër këtë verë janë falas | Komuna premton menaxhim ndryshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë