Roth: Putini rrezikon edhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

    Kryetari i Komisioni për Punë të Jashtme i Bundestagut, Michael Roth thekson se, sulmi rus ndaj Urainës, rrezikon gjithë Europën lindore, por edhe stabiltietin në Ballkanin Perëndimor.

    “Putini jo vetëm që vendos luftën kundër Ukrainës, por vendos në pikëpyetje të drejtën e ekzistimit të disa shteteve lindore në Europë. Gjithashtu rrezikon edhe perpektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Roth.

    Ai tha se për këtë arsye duhet të zgjidhen dyshimet rreth aderimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe i bëri thirrje Bullgarisë të ndalojë me procesin e bllokimit.

    Për Kosovën, Roth propozoi liberalizimin e vizave, ndërsa për Bosnjën u shpreh se, atje duhet të ndalohen separatistët.

    Lajmi Paraprak

    Ukraina u shpërndan armët qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Konflikti Rusi – Ukrainë, Pendarovski: Nuk do të ketë destabilizim në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë