Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave

    Ushtria izraelitë gjatë një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar, arrestuan aktivisten palestineze Ahed Tamimi, 22-vjeçare.

    “Ahed Tamimi, e dyshuar për nxitje të dhunës dhe aktivitete terroriste, u arrestua në qytetin Nabi Saleg”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite për agjencinë France Press.

    Tamimi i është dorëzuar organeve izraelite të sigurisë për t’u marrë në pyetje në detaje.

    Ajo u bë e njohur në vitin 2012, kur si fëmijë u filmua duke u konfrontuar me një ushtar izraelit – duke tentuar të parandalojë arrestimin e vëllait të vogël.

    Për palestinezët, Tamimi është simbol i trimërisë para represionit të izraelitëve në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Telegrafi.

    Në anën tjetër, Jerusalem Post shkruan se ajo vajzën e kaluar në një postim në Instagram ka bërë thirrje për vrasjen e të zhvendosurve hebrenj në Bregun Perëndimor.

    “Po ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor, nga Hebroni deri te Jenini, do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni (në krahasim me atë) shkaka se çfarë ju ka bërë Hitleri”, ka shkruar Tamimi. 

    Lajmi Paraprak

    Sa do të kushtojë konferenca e OSBE-së në Shkup?

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër mund të mbetet në gjysmë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë