Rregulla të reja për pajisje me letërnjoftim

    U miratuan ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime si dhe në Ligjin për regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve, njoftoi zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Mandiq. Në njoftimin e saj ajo u shpreh se me këto lloj vendimesh kjo qeveri edhe njëherë konfirmon qëndrimet e saj në rrugën drejt BE-së, si dhe realizon synimet e saja për të mundësuar një jetë dinjitoze për çdo qytetar të saj.

    “Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është analoge me ndryshimet e miratuara më parë në Ligjin për Gjendjen Civile, me të cilat i jepet fund agonisë administrative të një kategorie të veçantë të qytetarëve të cilët nuk u lejuan të përdorin shërbimet e sistemit”, thuhej në njoftimin e saj.

    Me këto ndryshime pritet rishikim i nenit 8 në të cilin shtetasi ndryshon vendbanimin ose të dhënat në letërnjoftim, në atë rast brenda 15 ditëve ai duhet të kërkojë ndryshimin e vendbanimit, dhe lëshimin e kartës së re të identitetit, ndërsa është e rëndësishme që shtetasi në të njëjtën kohë të bashkëngjisë një dokument i cili vërteton ndryshimin. Për rinovimin e letërnjoftimit, qytetarët që kanë ndryshuar vendbanim do të duhet të sjellin një certifikatë pronësie, ndërsa për ndryshimin e të dhënave tjera, dëshmi përkatëse e parashikuar në ndryshimet e Ligjit. Në situatën aktuale, një numër i madh i qytetarëve nuk e ndryshojnë letërnjoftimin edhe pse kanë ndryshuar vendbanim. Kjo ka lënë mundësinë e shmangies së disa detyrimeve ligjore, si dhe evidenca të pasakta të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e MPB-së.

    “Ligji parashikon që shtetasi personalisht të dorëzojë në MPB kërkesën për lëshimin e letërnjoftimit, sipas zonës ku ai banon, nevojë kjo e cila u konstatua gjatë zbatimit praktik të ligjit. Me rastin e konceptimit të kësaj zgjidhjeje është marrë parasysh gjithçka, është synuar edhe në rivitalizimin e vendbanimit si kategori ligjore”, thuhet në ndryshimet e propozuara.

    Më tej, atij i shtohet edhe vendimi sipas të cilit kryefamiljari mund të paraqesë kërkesë për lëshimin e letërnjoftimit për një person i cili nuk mund ta lëshojë personalisht, për arsye të justifikuara shëndetësore, dhe njëkohësisht, duhet të paraqesë një dokument që i vërteton arsyet e justifikuara shëndetësore për të cilat aplikuesi nuk mund të paraqitet personalisht. Zgjidhje është vendosur edhe në rastet kur një i pastrehë për herë të parë paraqet kërkesë për lëshimin e kartës së identitetit, nëpërmjet së cilës mbledhja e të dhënave për karakteristikat biometrike bëhet në prani të një zyrtari nga qendra për shërbime sociale. I pastrehu konsiderohet si person i cili nuk ka vend dhe adresë banimi, dhe as mjete me të cilat do të mund të plotësojë nevojën për banim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Paralajmërimi i ekspertëve: Mos hani kurrë këto katër ushqime

    Lajmi i rradhës

    Qeveria krijon tema për shpërqendrim të opinionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë