Rrëmujë nëpër sportele si pasojë e ndryshimit të sistemit për dokumentat personale

    As pauza e drekës nuk i boshatisi hapësirat administrative të qendrës më të madhe të vendit për dhënie të dokumenteve. Megjithëse se policia përpiqej të mbante rend, qytetarët nxitonin të lëshonin dhe të merrnin sa më shpejtë pasaportat, letërnjoftimet dhe  patentë shoferët meqë nga nesër për 5 ditë kjo qendër do të jetë e mbyllur. Ka prej tyre që kanë ardhur nga jashtë shtetit për të rregulluar dokumentet.

    “Ne kemi ardhur nga Belgjika dhe duhet t’ju nxjerr vajzave pasaportat. Kemi prerë biletat kthyese të aeroplanit më datë 28 qershor dhe neve na thonë se pasaportat do të na bëhen gati më 1 korrik. Humbim aeroplanin duke pritur pasaportat, sot ato u fotografuan. Kjo është katastrofë ne larguan”

    “Për nesër kisha termin por megjithëse me procedurë të shpejtë prita dje e sot nga mëngjesi dhe tani më thonë pas dreke do të jetë gati.”

    “Kjo nuk është në rregull ta maltretojnë popullin kjo nuk është aspak normale.”

    Përderisa qytetarët hynin për të kryer shërbimet, korrieri me pako shpërndante qindra pasaporta të gatshme për në stacionet tjera policore. Disa qytetarë thanë se procedura e shpejtë u zgjati shumë.

    “Për letërnjoftim kam pritur qe 42 ditë dhe tani erdha sot për ta marrë se më thanë qe e kam gati.”

    “Kemi bërë termin para një muaj e diçka dhe kështu na thanë që të vijmë sot me datë 23 edhe pse e kishim me procedurë të shpejtë.”

    “Kur të ka dal afati pasaportës? Ka nja dy muaj. Përse nuk e ke vazhduar më herët? Nuk më duhej, tani kam fëmijët në Suedi dhe do të shkoj andej prandaj po nxjerr pasaportë të re.”

    Por Ministri Spasovski thotë se gjithçka është nën kontroll dhe rritja e kërkesave të qytetarëve në prag të pushimeve verore është e zakonshme. Sipas tij përpjekja për ndryshimet në sistem do të krijoj rrëmujë plotësuese gjatë këtyre ditëve të qershorit, tha Ministri Oliver Spasovski.

    “Dokumentet personale jepen edhe tani. Thjesht kishte më shumë kërkesë për shkak të situatës së njohur me pandeminë kovid, shumë njerëz që nuk kanë parë se ju kanë skaduar dokumentet e udhëtimit. Kemi një njoftim që nga sot në orën 21:00 do të kemi migrim të të dhënave në sistemin e ri, është një procedurë që duhet ta përfundojmë sepse ligji dhe kushtetuta na obligojnë ta bëjmë këtë. Ne do të fillojmë të funksionojmë normalisht përsëri nga e hëna”

    Nga MPB thanë se administrata e tyre po punon me intensitet të lartë ku vetëm dje janë bërë 1.876 pranime të dokumenteve për udhëtim ndërsa kërkesa është dyfish më e lartë. Alsat mëson se që nga 5 korriku pritet të filloj dhënia e dokumenteve me emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut. Sipas ndryshimeve në Ligjin për dokumente të udhëtimit duke filluar nga muaji korrik deri më 14 Shkurt 2024 duhet që të gjithë qytetarët të ndërrojnë dokumentet me emrin e ri kushtetues. Sipas MPB-së nga 23-27 qershor qytetarët në gjithë vendin nuk do të mund as të lëshojnë e as të marrin letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kodi Zgjedhor do të vonohet si pasojë e ndryshimeve ligjore

    Lajmi i rradhës

    Shabani: MASH nuk mund t’i detyrojë mësimdhënësit të vaksinohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë