Rrëqethin të moshuarit në Shqipëri / Emigrimi përçarës, të braktisur nga fëmijët! 

    “Punë pa teka” vazhdoi rrugëtimin në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

    Kristi Gongo u kujdes për të moshuarit, që nga dhënia e ilaçeve, shpërndarja e vakteve, ushqyerja, kujdesi shëndetësor e përkujdesja emocionale.

    Të moshuarit shfaqen të përmalluar kur takojnë Kristin. I puthin duart me lot në sy; ju ngjan se po takojnë fëmijët e tyre. Por e ndjejnë boshllëkun e familjarëve kur i thonë Kristit “Nuk kam askënd. Qaj, mërzitem për jetën!”…

    Ka edhe të moshuar të cilët vetëm heshtin; shtrëngojnë duart me trishtimin që i mundon. Prena ndan historinë rrënqethëse se pse zgjodhi e detyruar nga fati të qëndrojë në azil.

    “Unë kam 13 vite këtu, fëmijët më ikën, burri mu martua dhe ngela në rrugë të madhe. Dy fëmijët ishin jashtë kur u martua ai, se unë u sëmura e donte nuse më të re ai. U braktisa…”- tregon nënë Prena përballë Kristit gjatë orarit të mëngjesit. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Lidhja e Historianëve: “Lëvizja për braktisjen e fesë Islame”, po nxit urrejte fetare

    Lajmi i rradhës

    Në RMV 140 persona presin transplantin e veshkës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë