Rreth 100 mijë lëndë gjyqësore mbeten të papërfunduara gjatë një viti në RMV

    Gjykatat vitin 2021 e kanë filluar me rreth 98 000 lëndë të mbetura nga viti paraprak.

    Vitin e kaluar ka pasur gjysmë milionë lëndë të reja apo për t’i zgjidhur kanë mbetur mbi 600 mijë.

    Viti ka përfunduar me mbi 95 mijë lëndë të pazgjidhura ndërsa 5000 janë kthyer prej në fillim. Këto të dhëna i publikoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi në seancën e hapur të përgjithshme.

    “Si konstatim përfundimtar pozitiv është se numri më i madh i gjykatave në vitin 2021 kanë arritur t’i përfundojnë lëndët dhe kështu e kanë ulur numrin e lëndëve të mbetura”, tha Besa Ademi- kryetare e Gjykatës Supreme.

    Vetëm 15 gjykata janë efikase nga 34 në vend, shprehet kryetarja e Këshillit gjyqësor, Pavlinka Cërvenkovska. Sipas saj, në përgjithësi gjyqësori vitin e kaluar ka qenë efikas. Në ndërkohë, anëtarët e Këshillit gjyqësor ndjekin cili institucion nuk është efikas.

    “Për secilën prej 34 gjykatave, kemi emëruar koordinator i cili në nivel mujor merr raport nga çdo gjykatës, sa ka punuar, çfarë ka punuar dhe cilët lëndë i ka zgjidhur, cilët lëndë nuk i ka zgjidhur dhe ku ka ngecje. Kjo është një nga veglat që Këshilli gjyqësor nëpërmjet analizave dhe raporteve që koordinatorët i dorëzojnë në seancën e Këshillit, në mënyrë që të merren masa kundër gjykatësve që nuk janë efikas”, u shpreh Pavlinka Cërvenkovska- kryetare e Këshillit gjyqësor.

    Në konferencën me temën- Si të kthehet besimi në gjyqësorin, e organizuar nga grupi “Blu Print” i organizatave civile për reforma në gjyqësor, u tha se në këtë sektor duhet të punohet edhe më shumë.

    “Ka përmirësim të dukshëm, por ka ende për t’u bërë në këtë drejtim, sidomos në pjesën e sistemit për përgjegjësi dhe transparencë të gjykatësve dhe prokurorëve publik, si mund të rritet besimi në institucionet gjyqësore, që për fat të keq, ende është në nivelin që nuk duam të jetë”, theksoi Goce Kocevski- shoqata “Juristët e rinj”.

    “Besimi është 8%, gjë që më tronditi të them të drejtën. Duke pasur parasysh se ishte periudha kohore kur besimi edhe nuk ishte aq i ulët dhe punohej shumë, shumë gjëra nga plani i veprimit u ndërmorën dhe u miratuan dokumente. Por, është e qartë se disi i tërë sistemi është problematik”, pohoi Margarita Caca Nikollovska- instituti për të drejtat e njeriut.

    Besimin e ulët prej 8% para gjykatësve dhe prokurorëve publik javën e shkuar e nënvizoi edhe ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns.

    Lëndë gjyqësore në vitin 2021:

    98.188 lëndë të mbetura nga viti 2020

    524.771 lëndë të reja

    5.132 gjykime të kthyera në fillim

    627.837 gjithsej lëndë

    531.957 lëndë të zgjidhura

    95.880 lëndë të pazgjidhura

    Lajmi Paraprak

    Me 11 prill grevë e përgjithshme në arsim

    Lajmi i rradhës

    Hidrocentrali në Reçicë të Madhe kundërshtohet nga aktivistët e mjedisit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë