Rreth 100 mijë njerëz marshojnë në qendër të Londrës në përkrahje për Palestinën

    Mijëra njerëz i janë bashkuar një marshimi pro-palestinez në qendër të Londrës, Angli, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bombardimeve të Gazës nga Izraeli.

    Policia Metropolitane tha se rreth 100 mijë demonstrues u mblodhën të shtunën pasdite për protestën, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

    Njerëzit mbanin pankarta të tilla se “Liri për Palestinën”, derisa të tjerët shpalosën një flamur gjigant palestinez dhe lëshuan flakë tymi jeshil.

    Demonstrata u zhvillua pasi kalimi kufitar Rafah u hap të shtunën – duke lejuar që ndihma humanitare të kalonte nga Egjipti në Gaza.

    Luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 15-të derisa mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiqi pas takimit me pesëshen: Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Kurti takon Kearns, deputetja që ka kritikuar më së shumti sulmin terrorist në Banjskë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë