Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneka” të siguruara përmes mekanizmit Kovaks pritet të mbërrijnë sot në vend, ndërsa nesër 100 mijë vaksina nga “Sinofarm” kinez të cilat janë donacion nga ushtria kineze, përcjell Nistori.
Nga dozat e reja të “Astra Zeneka”, 24 mijë do të jenë të destinuara për rivaksinim, ndërsa me pjesën tjetër do të vaksinohen ata qytetarë mbi 70 vjet që kanë aplikuar shtesë për vaksinim. Prioritet, siç deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do t’u jepet atyre, ndërsa të rinjtë do të presin për vaksinimin.
“Vazhdojmë ta vendosim theksin te qytetarët e moshuar të regjistruar shtesë pas mesatares së 30 prillit kur janë regjistruar gjithsej rreth 140 mijë qytetarë. Tani janë gjithsej rreth 160 mijë qytetarë. Rreth nëntë mijë nga këta të regjistruar shtesë, janë qytetarë mbi 70 vjeç dhe me mbulimin e tyre do të vaksinohen rreth 42 për qind e popullsisë së përgjithshme mbi 70 vjet”, tha Filipçe.
Sipas tij, imunizimi i popullatës po shkon mjaft mirë dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë, nga të cilët 30 mijë tashmë janë rivaksinuar. /Nistori/