Dimitrov: Nëse nuk mbahet premtimi i BE-së për RMV-n, kjo do të jep mesazh shumë negativ

    Në kuadër të vizitës dyditore në Athinë, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Europiane Nikolla Dimitrov në Forumin Ekonomik Delfi së bashku me Euro-Komisionerin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varheji, u hapën çështjet për perspektivat për zbatimin e vendimit të vjetshëm të BE-së me të cilën u dha dritë jeshile për fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe pasojat e pasigurisë paszgjedhore për zhbllokimin e procesit, si dhe reflektimi i të gjitha këtyre çështjeve në kredibilitetin dhe integritetin e BE-së në rajon dhe globalisht, përcjell Nistori.

    Zëvendëskryeministri Dimitro theksoi se rëndësinë e realizimit për fillimin e shumë pritur dhe të merituar të procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, si një test serioz për të ardhmen e perspektivës europiane në gjithë rajonin, por edhe seriozitetin e BE-së kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit.

    Sipas Dimitrovit, bëhet e pamundur për të mbahet dhe të vazhdohet të flitet për perspektivën europiane para qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo, sipas tij, reflekton deri në një shkallë edhe në vendet tjera të rajonit. Ka investim të madh edhe për BE-në, sepse u dhanë premtime dhe nëse këto premtime nuk përmbushen, ai tha se kjo jep mesazh shume negativ.

    “Mendoj që ka investim edhe për Bullgarinë dhe miqësinë mes qytetarëve dhe mes dy popujve, dy vendeve. Do të ishte shumë e natyrshme fqinjët tanë të cilët gjithashtu janë vende-anëtare të BE-së të kenë interes të madh për Maqedoninë e Veriut, për tregim të suksesshëm në fqinjësinë e tyre. Mendoj që nga kjo perspektivë duhet ti qasemi dhe ta revitalizojmë angazhimin me Sofjen. Duhet të mundohemi ta shfrytëzojmë momentin, të gjejmë mënyrë ta tejkalojmë pengesën dhe këtë e shoh si skenar i fitores së përbashkët ose humbje të përbashkët. Nuk kemi skenar ku Bullgaria fiton, ndërkaq Maqedonia e Veriut humb. Të dy vendet jemi humbës, ose të dy vendet jemi fitues, po ashtu edhe BE është në të njëjtën shportë”, tha Dimitrov.

    Në këtë kontekst, Dimitrov potencoi se procesi i bashkimit të kontinentit europian me doemos të rrumbullakohet me integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një rajon që gjeografikisht është i rrethuar me vendet anëtare të BE-së, por edhe për arsye të interesave të përbashkëta ekonomike, politike dhe të sigurisë.

    “Ne jemi gjeografikisht në kuadër të BE-së, rajoni gjithashtu ka potencial ekonomik, me tregti të papërdorur ¾  e Ballkanit është me treg të përbashkët europian, ¾ IDH që vinë në rajon janë nga kompanitë që vinë nga vendet anëtare të BE-së”, u shpreh Dimitrov.

    Ky, tha Dimitrov, është një rajon që ka politikë të përbashkët të sigurisë me Europën dhe kriza e migrantëve tregoi sa Ballkani Perëndimor është me të vërtet është pjesë e integruar e Europës, për çka edhe ekziston nevoja që rajoni dhe pjesa tjetër e Europës bashkërisht të ballafaqohen me sfida të ndara të sigurisë. Për të gjithë do të jetë mirë, tha ai – “që vendeve anëtare, njerëzit e Europës dhe njerëzit e rajonit, të cilët gjithashtu janë europian në shumë mënyra, nëse ky rajon në përgjithësi është i harmonizuar, në përgjithësi i integruar dhe nëse investojmë që të kemi konvergjencë ekonomike edhe këto vende të bëhen demokrat të mëdhenj europian, me prosperitet ekonomik.”

    Euro-komisioneri Varheji përsëriti qëndrimin e Komisionit Europian se Maqedonia e Veriut  i përmbushi gjitha kushtet për fillimin e negociatave aderuese me BE-në dhe se procesi i zgjerimit duhet me vendosmëri të ecë përpara.

    Përndryshe Maqedonia e Veriut, i ka përmbushur kushtet dhe ka marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në. Megjithatë, ky proces ka mbetur në vend numëro pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

    Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

    Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

    Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Europian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perendimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te antarët e Bashkimit Europian. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 140 mijë doza të vaksinave arrijnë këto ditë në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Në Prishtinë protestohet për Palestinën: “Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” “Kundër spastrimit etnik”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë