Rreth 16 mijë libra mungojnë në shkollat fillore të Tetovës

    Shkolla e re në Leshnicë, Komuna e Zhelinës

    Ashtu si filloi ky vit shkollor ashtu edhe po si duket do të përfundojë. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në bankat e shkollës u ulën pa libra shkollorë dhe vazhduan gjatë tërë kohës me mungesë të tyre. Përkundër shumë premtimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se librat do të arrijnë, megjithatë edhe sot e kësaj dite libra nuk ka. Nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës thonë se gjendja me librat është e njëjtë si në fillim.

    Në komunën e Tetovës është mbajtur një takim me drejtoritë dhe këshillat e shkollave dhe është nisur një peticion në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që të sigurohen libra.

    “Nga ana e shërbimit pedagogjik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, na është dorëzuar një informatë, në formë tablerave ku sërish mungojnë 15.823 libra.Mirëpo, duhet që të kemi parasysh faktin  se shkollat fillore dhe të mesme e kanë një sistem që e hap Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe shkollat i vendosin kërkesat e tyre se sa libra mungojnë.Mirëpo, ai sistem, nuk është i hapur gjatë tërë kohës, e hap në një moment të caktuar dhe sërish e mbyll dhe më pas shkollat nuk kanë qasje që të parashtrojnë kërkesa tjera”, tha Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.

    Të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës nuk përputhen për sa i përket mungesës së librave në shkollat e Tetovës.

    “Të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përsëri ata vet e pranojnë se mungojnë 15.823 libra, ndërsa ne tashmë jemi edhe në përfundim të vitit shkollor. Ndërsa sa i përket të dhënave që kemi ne si komunë që ata të dhëna ne I kemi marrë nga shkollat fillore përsëri mungojnë diku rreth 20 mijë libra, kurse nga MASH, realisht nuk merren masa që këta libra t`ju sigurohen dhe kjo problematikë të zgjidhet. Vet ministri e tha se nuk ka mjete që të sigurohen libra për librat për shkollat e mesme profesionale. Të dhënat janë vetëm për shkollat fillore, kurse situata është e njejtë edhe nëpër shkollat e mesme, ku pikërisht në shkollat e mesme profesionale kemi shumë mungesa”, deklaroi Dauti.

    Kjo është një humbje e madhe për nxënësit të cilët po përmbyllin një vit pa me mungesa të librave. Krahas kësaj, nga komuna e Tetovës thonë se ka shkelje ligjore, ngase Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është e obliguar që të sigurojë libra me ligj. “Këtu kemi të bëjmë edhe me shkelje ligjore sepse ligji për arsim fillor dhe të mesëm e obligon MASH që të bëjë sigurimin e librave dhe këtu tashmë kemi të bëjmë shkelje ligjore dhe duhet që institucionet kompetente të marrin masa dhe të sigurohen libra”, thonë nga sektori për arsim. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Provoni nëse keni IQ të lartë, duke u munduar ta dalloni dhinë e fshehur mes deleve brenda 10 sekondave

    Lajmi i rradhës

    DILEMAT E GJIMNAZISTËVE | Të qëndrojnë apo të ikin me kohë nga RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë