Rreth 300 mjekë në RMV janë para pensionimit, nuk do të ketë kush të na mjekojë!

    Maqedonia mbetet pa mjekë amë. Qytetarët dalëngadalë nuk do të kenë kush ti mjekojë. Rreth 300 mjekë nga brezi i vjetër i mjekëve tashmë janë para pensionimit.

    Një pjesë e mirë edhe e të tjerëve, janë në moshë. Nëse diçka nuk ndryshohet, gjendja do të përkeqësohet, paralajmëron Oda e mjekëve.

    “Vitin e kaluar, regjistruam se ka 232 mjekë amë mbi moshën 60 vjeç, që do të thotë se nuk do të ketë pothuajse asnjë mjek amë së shpejti. Duhet t’i motivosh njerëzit, t’i ndihmosh njerëzit të orientohen”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

    Është gjithashtu shqetësuese, që gjithnjë e më pak mjekë të sapodiplomuar vendosin të punojnë si mjekë amë.

    “Nëse doni ta mbani t’i jepni punë, jepini një pagë dhe një mundësi për të edukuar veten, dhe të dëshmohet për të ecë përpara”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

    Edhe në qendrat turistike të Ohrit dhe Strugës, gati gjysma e mjekëve amë do të dalin në pension. Në institucionin shëndetësor të njohur si Infermieria Malarike në Ohër, nga 10, tani kanë mbetur vetëm 3 mjekë amë.

    “Në çdo kohë, nëse duam, të gjithë mund të dalim në pension. Megjithatë, vendosëm të vazhdonim. Është shumë e rrallë që të rinjtë të vendosin të qëndrojnë si mjek amë në kujdesin shëndetësor primar. Puna e madhe burokratike administrative na e bën shumë të vështirë punën, na merr shumë kohë për t’iu kushtuar kontrolleve”, tha Violeta Mickoska, mjeke amë.

    Situata është e ngjashme me gjinekologët e përgjithshëm. Një pjesë e mirë e tyre janë para daljes në pension, veçanërisht ato në zona më të vogla. Përveç kësaj, i gjithë sektori i shëndetit publik po përballet me një numër të madh të largimit të personelit jashtë vendit, ose duke shkuar në spitale private. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gura: Nëse ASh shkon e vetme në zgjedhje, BDI-ja del partia e parë dhe kjo nuk duhet lejuar

    Lajmi i rradhës

    Gostivar, policia sekuestron 4.3 tonë marihuanë në me vlerë mbi 10 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë