Rrezikon të mbyllet deponia “Rusino-Pollog”

    Fotografia: Ilustruese

    Ndërmarrja e përbashkët “Rusino Pollog” që menaxhon me deponinë rajonale, rrezikon të falimentojë dhe të mbyllet. Kjo për shkak se disa komuna, në mesin e të cilave edhe ajo e Gostivarit nuk kanë kryer pagesën e duhur ndaj ndërmarrjes.

    “Për mua është shumë e lehtë që të ul rampën për ndonjë komunë, por ndërmarrja nuk do ketë mjete financiare për të mbijetuar. Ulja e rampës do të thotë që pas një muaj të mbyllet ndërmarrja. Apeloj që krerët e komunave sa më shpejt të ulën bashkë dhe të diskutojnë shumë seriozisht rreth kësaj çështjeje dhe të gjejnë zgjidhje afat gjate. Dhe të qartësohet se pa komunën e Gostivarit dhe të Tetovës, ndërmarrja “Rusino Pollog” nuk mund të mbijetojë”, tha Besim Dogani, drejtor i Ndërmarrjes “Pollog Rusino”.

    Kreu i Gostivarit Arben Taravari ka arsyetuar mos pagesën me shtrenjtimin e energjisë elektrike dy muajt e fundit, gjë kjo që ka lënë komunën pa mjete. Ai tha se në mbledhjen e radhës të rajonit të Pollogut do të kërkojë subvencione për Gostivarin ose heqjen e detyrimit të pagesës së mbeturinave për këtë komunë.

    “Duhet ose të paguajmë më pak, ose të jemi të liruar prej pagesës. E vërtetë është se s`kemi bë pagesë por është periudhe rëndë për komunën e Gostivarit, sidomos me krizën energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe kjo ndjehet edhe në komunë.shumë gjëra që kemi pasur si komunë, për pagesë, na kanë shkuar sidomos këto muajt dhjetor janar në pagesë të energjisë elektrike”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

    Nga nëntë Komunat e Pollogut, vetëm ajo e Tetovës dhe e Bërvenicës e kanë kryer obligimin ndaj kësaj ndërmarrje. Dy javë më parë Qeveria i dha leje për funksionimin e ndërmarrjes së përbashkët “Rusino-Pollog”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pushteti vendor në Ohër dëshiron të legalizoj objektet e ndërtuara pa leje

    Lajmi i rradhës

    Fadil Sulejmani: U ndalova të hyj në UT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë