Njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik

    Sulmuesi Cristiano Ronaldo ishte sërish vendimtar për Al Nassr, duke shënuar dy herë në fitoren 4:0 ndaj Al-Hazem.

    Me këto dy gol, portugezi arriti një shifër të jashtëzakonshme: plot 501 gola të shënuar pasi ka mbushur 30 vjeç — një rekord që asnjë futbollist tjetër në histori nuk e ka arritur.

    Në total, Ronaldo numëron 965 gola në karrierë dhe tani i duhen edhe 35 për të prekur shifrën historike prej 1 mijë golave.

    Gjatë karrierës së tij të lavdishme, sulmuesi ka lënë gjurmë te Real Madrid, Manchester United, Sporting CP dhe Al Nassr, duke u shndërruar në një ikonë të futbollit botëror.

    Ndërkohë, raportohet se Ronaldo nuk është i lumtur në Arabinë Saudite dhe po konsideron rikthimin në Evropë gjatë verës, me klubin e fëmijërisë Sporting Lisbon si destinacion i mundshëm.Përndryshe, fokusi aktual është ta fitojë Ligën Saudite me Al Nassr si dhe ëndrra mbetet Kupa e Botës 2026 me kombëtaren e Portugalisë në verë./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Rreziku në Banjën e Tetovës, komuna heq dorë nga muri mbrojtës për shkak të kostos milionëshe

    Lajmi i rradhës

    Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë