Rriten rastet me kancer në RMV, por edhe efektiviteti i trajtimit

    Sipas të dhënave, çdo vit regjistrohen mes 800 dhe 1.000 raste të reja me kancer të gjirit, rreth 700 raste me kancer të mushkërive në dy vitet e fundit, ndërsa numri i pacientëve me melanoma shënon rritje të ndjeshme. Sipas drejtorit të Klinikës së Onkoligjisë, Igor Stojkovski, menyra e re e trajtimit të pacientëve po tregon rezultate konkrete.

    “Kumulimi i numrit të pacientëve vjen, ndër të tjera edhe si pasojë e vazhdimit të trajtimit, bëhet fjalë për terapi inovative që është efektive për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, deklaroi Igor Stojkovski – Drejtor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji.

    Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetëosr, Sasho Klekovski ekziston lidhje e qartë midis jetës më të gjatë dhe cilësore dhe investimeve në terapi. Në prezantim u theksua se në trajtim është futur radioterapia moderne stereotaktike, një teknikë shumë precize për trajtimin e lezioneve specifike në tru, e cila mundëson rezultate më të mira klinike dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës së pacientëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Jurisprudenca / Organizatorët e protestave studentore u morën në pyetje nga policia

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Iran: pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë