Rritet numri i të punësuarve në industrinë e RMV

    Industria e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti ka shënuar rritje të vogël të numrit të punësuarve për 0.5 % në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

    “Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit qershor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie te Energjia për 5.8%, Prodhimet intermediare, përveç energjisë, për 2.6%,  Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.7 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.1%”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që ulje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve të duhanit (15.8 %).

    Enti sqaroi që në sektorin për prodhime kapitale është regjistruar rritje e numrit të punëtorëve për 12.5 përqind në krahasim me qershorin e kaluar, ndërsa u theksua pjesa e prodhimit të automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkiot me një rritje prej 15.8 %.

    Lajmi Paraprak

    Bukuria mahnitëse e Alpeve

    Lajmi i rradhës

    LËVIZJA DEMOKRATIKE | Skenës politike në RMV i shtohet edhe një parti e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë