Rritja e çmimeve, nisin protestat në Shqipëri

    Me qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës, por edhe të ushqimeve të shportës e karburanteve. Të pranishmit iu bën thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin.

    “Shumë nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Bravo ju që kemni ardhur, edhe më shumë duhet të jemi“, tha një protestues.

    Rritja në javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, ka bërë bashkë në protestë qytetarë, aktivistë, aktorë etj. Ekspertët kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburanteve dhe nëse ndodh edhe ajo e energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët.

    Lajmi Paraprak

    Sulmi ndaj kryetarit të KRRE-së, për shkak të marrjes së licencës

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Populli më dha mandat për të gjetur zgjidhje dhe jo për të arsyetuar politika të shekullit të kaluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë