Sulmi ndaj kryetarit të KRRE-së, për shkak të marrjes së licencës

    Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të KRE-së, Arianit Xhaferi është thirrur për deklaratë në stacionin policor. Ai e ka pranuar veprën, pas çka policia ka njoftuar se rasti është zbardhur ndërsa kundër tij është paralajmëruar kallëzim penal për dhunë, vepër e cila parasheh dënim me burg prej 3 muaj deri në 3 vjet. Sulmi ka ndodhur mbrëmë në tarracën e objektit gastronomik në Debar Mëhallë ku kanë qenë prezent Xhaferi dhe Bislimovski. Në video incizimin që e publikoi “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonas shihet se si Xhaferi e tërheq Bislimovskin për kollare tek sa ai tenton të largohet. Persona të tjerë gjithashtu përpiqen ta largojnë Xhaferin. Incizimet së bashku me deklaratat e dëshmitarëve do të jenë dëshmi në procedurë.

     “Mbrëmë rreth mesnatës, M.B 45 vjeç, ka denoncuar se në tarracën e objektit gastronomik në qendër të Shkupit është sulmuar fizikisht nga A.XH 28 vjet. Menjëherë janë marrë masa përkatëse dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.”- deklaroi Toni Angellovski- zëdhënës i MPB-së.

    Jozyrtarisht shkak për sulmin ka qenë hapja e procedurës për marrjen e licencës kompanisë U-Pover, pronësi e Xhaferi, i cili është i biri i ish zv.kryeministrit Musa Xhaferi nga radhët e BDI-së. Kompania merret me furnizim të energjisë elektrike ndërsa KRRE-ja ka vërtetuar se nuk i ka siguruar në tërësi sasitë e energjisë elektrike, për të cilat ka lidhur kontratë me konsumatorët.

    Zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov deklaroi se pavarësisht nga sulmi fizik, edhe më tej do të vazhdojnë të punojnë sipas fakteve.

     “Komisioni Rregullator udhëhiqet nga ligjet dhe ajo që është në kompetencën tonë. Ne nuk merremi me këtë, kush biri i kujt është, kushëriri, nipi apo vëllai i kujt është, por se siguroj që do të vazhdojmë t’i udhëheqim procedurat sipas ligjit dhe normativës. Për të njëjtat, sikur deri më tani do t’ju njoftojmë.”- pohoi Marina Uzunov- zëdhënëse e KRE-së

    Bislimovski pas ndihmës mjekësore është lëshuar për shërim shtëpiak./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Haraçina ka shpresë dhe perspektivë

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve, nisin protestat në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë