Rritja e çmimeve prek edhe sektorin e gastronomisë në RMV

    Ngritja e çmimeve të vazhdueshme të produkteve bazë ushqimore, ka prekur edhe sektorin e gastronomisë. Pronarët e restoranteve shprehen se pavarësisht rritjes së çmimeve, me fillimin e muajit të ramazanit interesimi për rezervimin e iftareve do të jetë më i madh për dallim nga ai i kaluari, ku kishte edhe kufizim të lëvizjes si pasojë e Covid-19.

    ”Interesim për sivjet ka d.m.th dukshëm, kurse vjet i patëm vetëm 10 ditët e fundit të iftareve edhe pse ndoshta ka pasur interesime, por pak pandemia e bëri të veten. Mirëpo 10 ditët e fundit vetëm pak. Kurse, sivjet sigurisht që prej ditën e parë apo të dytën shihet që ka interesim më shumë, e tash problem edhe i sivjetit janë çmimet që sigurisht pak e ndalon ndoshta edhe punën por normal që edhe fitimin e dëmton nga çmimet që janë të larta”, tha Avni Jakupi-Menaxher.

    Qeveria në pakon prej 26 masave, mes tjerash vendosi të heq TVSH për produktet ushqimore si: buka, mielli lloji-400, qumështi me yndyrë nga 2.8% nga 3.2% dhe 3.5% yndyrë, sheqeri i bardhë, vaji lulediellit, mishi dhe produktet e tij, orizi i bardhë dhe vezët, të cilave në vend të TVSH-së, do u shkruhet në faturën fiskale shkronja G. Kjo masë ka filluar zbatimin me 17 mars dhe pritet të zgjasë deri në fund të majit. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    “Të gjitha rrugët i kemi të prishura” – tetovarët ankohen për rrugët me gropa!

    Lajmi i rradhës

    Del Ponte kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për Putinin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë