RRITJA E ÇMIMIT TË MIELLIT – Furrat e bukës të pakënaqura me fitimin (Video)

    Një thes miell nga 400 denarë arrinë në 800 denarë. Ankohen furaxhinjtë thonë se rritja e çmimit të bukës nuk përputhet me rritjen e çmimit të miellit.

    Rritja e vazhdueshme e çmimit të miellit ka prekur edhe furrat e bukës. Furaxhinjtë edhe pse e rritën çmimin e bukëve për 5 denarë thonë se nuk ju mjafton. Për Tv Klan pronari i një furre në Shkup thotë  se më herët një thes miell ishte 400 denarë e tanimë ka mbërritur në 800 denarë.

    Çmimi i bukës për dallim nga mielli është, në krahasim me miellin është shumë më i lirë. Mielli ka hipur pothuajse për mbi 90 %, ka hip mielli. Buka vitin e kaluar ka qenë 25 denarë, ndërsa mielli ka qenë 400-420 denarë. A tash mielli 90 % ka hip, a buka ka hipur vetëm 4 denarë. Për momentin është keq, është gjendje jo e mirë.

    Pos çmimeve të larta të miellit, në dilemë ngelet edhe çështja e rezervave të grurit, për të cilën nënkryetari i Federatës së Fermerëve, Memet Sinani, ditë më parë për Tv Klan, deklaroi që minimum shteti është dashur të grumbullojë 40 mijë ton grurë njëherë në vit ose në dy vite, kurse shteti më shumë se 15 mijë ton grurë rezervë nuk ka grumbulluar asnjëherë. Një gjë e tillë u kundërshtua nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,  i cili u shpreh që në vitin e kaluar janë prodhuar rreth 250 mijë ton grurë dhe konsumi i brendshëm është dikund rreth 300 mijë ton në nivel vjetor, si dhe deri në korrjen  e ardhshme, të gjitha rezervat shtetërore dhe private, e plotësojnë nevojën e tregut të brendshëm.

    Lajmi Paraprak

    Tani edhe gripi i shpendëve në Shqipëri, transmetohet edhe tek njerëzit

    Lajmi i rradhës

    Super goli i Aubameyang ndaj Real Madridit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë