Tani edhe gripi i shpendëve në Shqipëri, transmetohet edhe tek njerëzit

    Me shumë vonesë, vetëm pas 2 javësh që kur nisi ngordhja enigmatike e mijëra pulave, Ministria e Bujqësisë  konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve H5N8.

    Por a u mbajt i fshehtë qarkullimi i virusit të shpendëve në stabilimentet e mbarështimit të pulave nga Ministria e Bujqësisë dhe përse edhe sot nuk i tregojnë emrat e kompanive?

    Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se kampionet kanë nisur të analizohen që më 7 mars, kur u njoftuan se kishte ngordhje, por jo ato përse u deklaruan si laringotrakeit vetëm pas 9 ditësh, në 16 mars . Nuk u njoftuan as autoritetet  shëndetësore të cilët duhet të bëjnë survejancën epidemiologjike si në çdo rast për sëmundjet infektive, duke shkelur protokollet.

    Eskpertë të veterinarisë jashtë Ministrisë së Bujqësisë konfirmojmë se risku shëndetësor është minimal.

    Por Ministria e Bujqësisë duket se ka ende problem për të mbajtur situatën brenda kontrollit. Top Channel mësoi se prej dy javësh ka pasur ngordhje të pulave dhe tek fshatarët që i rrisin ato në oborr. Ky virus përhapet nga shpendët e egra dhe pak kohë më parë është konstatuar në dy vende fqinje në Maqedoni dhe Greqi. Zv.ministrja e Bujqësisë i kërkon autoriteteve vendore të mos lejojnë shitjen e pulave të gjalla në tregje.

    Sipas Ermira Gjecit, konsumatori duhet të blejë mishin e pulës dhe nënproduktet e tjerë në supermarket apo pika të kontrolluara. Por nga vëzhgimet tona, nënproduktet e pulave nga këto kompani janë në shitje në të gjitha supermarketet. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ndihma prej 16 eurosh në RMV, e papërfillshme përballë rritjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    RRITJA E ÇMIMIT TË MIELLIT – Furrat e bukës të pakënaqura me fitimin (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë