Rrjetat e nxjerra kanë rrezikuar gjallesat brenda në liqenin e Ohrit

    Aksion pesë ditor për pastrimin e liqenit të Ohrit, nga rrjetat për peshkim, të cilat ndodhen në fund të liqenit dhe rrezikojnë të ardhmen e jetës që zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit. Në këtë aksion ishin të përfshirë: Organizata jo qeveritare botërore Healthy Seas, instituti hidro-biologjik i Ohërit, zhytësit e “Amfora” nga Ohri, si dhe fondacioni Ghost Diving me zhytës të tjerë nga: Holanda, Italia dhe Kroacia. Ky aksion gjithashtu ka qenë i mbështetur nga gjigandi i teknologjisë së automjeteve “Hyundai”.

    Ky aksion ka për qëllim përmirësimin e jetës e cila zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit

    “Ne sëbashku me partnerët tanë, i falemenderojmë për angazhimin e tyre. Ato janë: Healthy Seas, qendra jonë e zhytësve “Amfora” nga Ohri, dhe fondacioni Ghost Diving. Ne arritëm në disa lokacione të caktuara në liqenin e Ohrit të nxjerrim një numër të caktuar të rrjetave të peshkimit. Me atë patjetër patëm për qëllim të përmirësojmë mjedisin jetësor të gjallesave të cilat jetojnë në liqenin e Ohrit, tha Orhideja Tasevska – Drejtoreshë e Institutit Hidro-Biologjik – Ohër.

    Rrjetat e mbetura janë me dhjetëra e qindra vite poshtë ujit, kështu thotë themeluesi i ekipit të zhytësve “Amfora” në Ohër zotëri Millutin Sekulloski.

    “Këto janë me vite e vite si rrjeta mos të them 100 vite, të cilat kanë mbetur nën ujë. Në kohën e fundit, i kemi më pak, por prap se prap paraqesin problem. Prandaj me këtë kampanjë të nxjerrjes së atyre rrjetave dhe me aktivitetet e mëtejshme që do i kemi me kalimin e kohës çdo vit, do të zvogëlohet edhe numri i rrjeteve të mbetura”, tha Millutin Sekulloski – “Amfora”.

    Rrjetat e najlonit do të merren dhe do të dërgohen në Slloveni për riciklimin e tyre, ku disa prej tyre riciklimeve i përdor edhe kompania Hyundai për interiorin e brendshëm të disa makinave të kësaj marke.

    “Rrjetat të cilat ne i marrim, rrjetat e najlonit, ne i dërgojmë tek partnerët tanë, Aquafil në Slloveni dhe sëbashku me rrjetat e tjera dhe me mbetjet e tjera të najlonit, ato do të rigjenerohen në fije ekologjike të najlonit. Kjo është fije najloni dhe mund të prodhohen lloje ndryshme produktesh, si për shembull rroba plazhi, çorape, syza dielli, tapeta ose çfarëdo që ato mendojnë për të bërë. Partneri ynë Hyundai aktualisht ka dy lloje makinash që i u janë bërë mbështjellje të brendshme atyre makinave nga eko-najlonët ”, Christina Wiegers – Healthy Seas / menaxhere projekti.

    Nga ky aksion janë nxjerr 64 rrjeta peshkimi të plota, ndërsa gjithsej 75 mjetë për peshkim.

    Aksione të ngjashme në liqenin e Ohërit janë organizuar edhe në të kaluarën, ku një ndër më të suksesshmet aksione ka qenë ai i vitit 2017. Në të cilin aksion janë nxjerur mbi 200 rrjeta për peshkim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Rritet në 200 numri i viktimave në Izrael, ndërkaq 232 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore në Gaza

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Në pastrimin e parave, e përfshirë edhe BDI-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë