Mexhiti: Në pastrimin e parave, e përfshirë edhe BDI-ja

    Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti pretendon se në kompanitë e hapura për kredi të shpejta është i përfshirë ish nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë dhe udhëheqësi i grupi terrorist të 24 shtatorit, Millan Radoiçiq.

    Sipas Mexhitit, i gjithë kapitali i Radoiçiqit pasi është larguar nga Kosova me mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, ka përfunduar përmes rrugëve ilegale në Maqedoninë e Veriut.

    Në të gjithë këtë siç e cilëson ai pastrim i parave është e përfshirë edhe BDI-ja, pasi lejet për hapjen e kompanive për kredi të shpejta i jep ministri i Financave, Fatmir Besimi. Në analizat e fundit të publikuara kohë më parë, u konstatua se kreditë e shpejta po rrjepin qytetarët, pasi për një shumë të vogël duhet të kthejnë para të majme.

    “Ka edhe një fenomen tjetër, pra është fenomeni i kredive të shpejta që është legalizimi i fajdes. Bashkë me kazinotë hapen edhe ato kreditë e shpejta të ndërmarrjeve të ndryshme. Lejet për këto nuk merren nga Banka Popullore ashtu siç marrin bankat, por merren nga Ministria e Financave.

    Këtu ka indikacione se ka të përfshirë kapital rus dhe është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i përfolur për aktin e fundit në veri të Kosovës”, dekalori Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizja Demokratike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rrjetat e nxjerra kanë rrezikuar gjallesat brenda në liqenin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Sfidë në RMV mbetet socializmi i të rinjve me autizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë