Rusi, 60 për qind rritje e vdekjeve të lidhura nga droga

    Numri i viktimave në Rusi për shkaqe të lidhura me drogën, është rritur për 60 për qind më 2020, në krahasim me vitin paraprak.

    Trende të ngjashme janë raportuar edhe në shumë vende të botës, teksa njerëzit janë përballur me pandeminë e koronavirusit.

    Vitin e kaluar 7,316 persona kanë vdekur nga mbidoza me droga, për dallim nga 4,569 më 2019, është thënë në gjetjet e Agjencisë së Statistikave të Rusisë, Rosstat, të cilat janë analizuar nga RBC.

    Nga viti 2016 deri më 2018, rreth 4,400-4,800 persona kanë vdekur nga drogat gjatë një viti në Rusi.

    Më 2020, 50,400 persona kanë vdekur edhe nga shkaqet e lidhura me alkoolin në Rusi, apo rreth 6.3 për qind më shumë sesa më 2019.

    Në qershor, Zyra për Droga dhe Krime në Kombet e Bashkuara, ka vlerësuar se pandemia ka ndikuar në rritje të përdorimit të drogave në nivel botëror.

    Problemet ekonomike dhe çështje të lidhura me shëndetin mendor janë përmendur disa nga arsyet që kanë çuar në këtë rritje.

    Lajmi Paraprak

    Haxhilerët mblidhen për Haxh në Arabinë Saudite

    Lajmi i rradhës

    Qeveria afgane dhe talibanët pajtohen për të vazhduar bisedimet për paqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë