Haxhilerët mblidhen për Haxh në Arabinë Saudite

    Pelegrinët myslimanë të vaksinuar kundër virusit Covid-19, janë mbledhur të dielën për pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të huaj për të dytin vit me radhë që të marrin pjesë në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19.

    Të veshur me të bardha dhe duke bartur ombrella kundër motit të nxehtë, 60,000 shtetas sauditë dhe banorë të këtij vendi, kanë nisur kryerjen e riteve, të cilat i ka obligim t’i kryejë një herë në jetë secili mysliman që mund ta përballojë financiarisht udhëtimin.

    Më 2019, pjesë e Haxhit kanë qenë 2.5 milionë banorë.

    “I lutem Zotit për t’i dhënë fund virusit Covid-19, na ka frikësuar shumë dhe e ka bërë situatën shumë të vështirë”, ka thënë pelegrini palestinez, Hassan Jabari për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Arabia Saudite, që vitin e kaluar ka lejuar vetëm disa mijëra persona që ta kryejnë Haxhin, është shtëpi e vendeve më të shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës.

    Meqë virusit Covid-19 është shqetësimi kryesor i këtij viti, autoritetet kanë kufizuar qasjen e pelegrinëve vetëm për moshat 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë qenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, dhe nuk vuajnë nga sëmundjet kronike.

    Lajmi Paraprak

    Si i thelloi pandemia ndarjet në vendet perëndimore

    Lajmi i rradhës

    Rusi, 60 për qind rritje e vdekjeve të lidhura nga droga

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë