Rusia e pakënaqur për vendimin e RMV-së për mbylljen e konsullatës ruse

    Autoritetet ruse kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës.

    Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse.

    Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë, politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse

    Lajmi i rradhës

    “Mësim pa tekste shkollore, tendencë që zgjat 10 vjet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë