Ruskovska për rastin “Zekiri”: Ka prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një krim

    Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, Vilma Ruskovska gjatë intervistës së saj në “TV24” ka folur për rastin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri.

    Ruskovska deklaroi se “ai që punon me ndershmëri nuk duhet të ketë frikë nga asnjë funksion”.

    “Hetimi ka zgjatur disa muaj, inspektorët kanë punuar së bashku me një koleg për mbledhjen e provave. Nuk mendoj se këto janë kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një krim. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë, gati një milion euro”, tha Ruskovska.

    Kujtojmë se Gjykata Penale ndaj Muhamed Zekirit shqiptoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh në burgun e Shutkës. Zekiri dorëzoi ankesë për masën e paraburgimit, për të cilën do të vendosë sot Këshilli Penal.

    Lajmi Paraprak

    Pse domatet shqiptare nuk kanë shijen e dikurshme!

    Lajmi i rradhës

    Skuadrat nga top pesë ligat europiane me serinë më të gjatë pa humbje, Barcelona prinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë