Skuadrat nga top pesë ligat europiane me serinë më të gjatë pa humbje, Barcelona prinë

    Barcelona është skuadra më në formë në top pesë kampionatet më të forta evropiane si La Liga, Liga Premier, Serie A, Bundesliga e Ligue 1.

    Katalunasit kanë marrë një fitore fantastike mbrëmë ndaj Levantes me rikthim 2-3, duke treguar formën e lartë që po e kalojnë këtë edicion.

    Kësisoj skuadra e udhëhequr nga trajneri Xavi Hernandez ka quar në 15 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë edicion.

    Mediumi gjerman Transfermarkt ka publikuar një listë me top 10 skuadrat që kanë ecurinë më të mirë për momentin në top pesë kampionatet evropiane.

    Pas Barcelonës në vendin e dytë ndodhet Liverpooli që ka 12 ndeshje pa humbje në Ligën Premier.

    Vendi i tretë i takon Romës së Jose Mourinhos që në 11 sfidat e fundit në Serie A nuk di për humbje, duke lënë mbrapa Milanin me 10 ndeshje radhazi pa disfatë.

    Vendi i pestë i takon skuadrës franceze Strasbourg me nëntë ndeshje pa humbje, derisa Lille e Edon Zhegrovës ka tetë ndeshje pa humbje sa ka edhe RB Leipzig.

    Vendin e tetë dhe nëntë e ndajnë Bayern Munich dhe Stade Rennes që nuk dinë për humbje në shtatë sfidat e fundit, derisa top 10 mbyllet nga Interi që nuk ka humbur që gjashtë ndeshje. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska për rastin “Zekiri”: Ka prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një krim

    Lajmi i rradhës

    Shkaqet më të mëdha për një gjum të shqetësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë