Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

    Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm i zhvillimit ekonomik.

    Kjo jo vetëm nëpërmjet remitancave, që i kapërcejnë vlerën e 1 miliard eurove në vit, por edhe nëpërmjet ekspertizës dhe rrjetit të bashkëpunimeve.

    Por sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

    Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar shifrat përsa i përket shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe ndarjes gjinore të tyre.

    “Ende nuk ekziston një shifër plotësisht e saktë për diasporën shqiptare, për shkak të kompleksitetit që karakterizon këtë dukuri. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, për vitin 2025, diaspora e re shqiptare llogaritet në rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej”, theksohet në postimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës.

    Sipas statistikave zyrtare, jashtë territorit të Shqipërisë përllogariten 2,256,346 individë, ku:

    1,177,529 janë meshkuj

    1,078,817 janë femra

    Struktura sipas moshës tregon një profil të ri dhe ekonomikisht aktiv:

    18% janë 0–14 vjeç

    77% janë 15–64 vjeç

    5% janë mbi 65 vjeç

    “Kjo do të thotë se diaspora shqiptare nuk është thjesht një statistikë, është një kapital njerëzor i ri, produktiv dhe me potencial të lartë për kontribut ekonomik, profesional dhe strategjik”, thekson Dhoma e Biznesit të Diasporës.

    Lajmi Paraprak

    Seleni dhe tiroidja, ndihmë apo rrezik për pacientët me Hashimoto?

    Lajmi i rradhës

    KONTROLL BRUTAL MBI ARSIMIN! | Ligji i ri trazon universitetet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë