Sa është e vërtetë se për vaksinat “Sinopharm” është paguar një çmim më i lartë se vaksinat tjera?

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pret që me të gjitha vaksinat që duhet të arrijnë në vend, imuniteti kolektiv do të arrihet deri në fund të verës. Në intervistën javore në Radio Evropa e Lirë, ai tha se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të preferojnë një vaksinë kundrejt tjetrës, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Tani, me ardhjen e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, dhe ne presim njëqind mijë të tjera më 15 maj, përsëri nga prodhuesi “Sinopharm” dhe shuma e 500 mijë vaksinave nga prodhuesi “Sinovak” deri në fund të majit, do të thotë një shumë e konsiderueshme e madhe, e cila do të shpërndahet në këto dy kanale që përmenda, ne vendosëm t’u jepnim përparësi atyre që aplikuan dhe prandaj u bë një prerje më 30 prill”, tha Filipçe.

    Lidhur me akuzat nga opozita se për vaksinat “Sinopharm” është paguar një çmim shumë më i lartë për vaksinat, ai u përgjigj se në atë kohë ai çmim ishte edhe më i ulët se ai në të cilin vendet përreth, siç ishte Serbia, paguanin për vaksinat kineze. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PSE HESHTIN ARTISTËT..?

    Lajmi i rradhës

    RMV, pushimi i së dielës mund të zëvendësohet me ditë tjetër pune!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë