Sa mund të jetë Tetova e pastër kur qyteti është i mbushur me qentë endacakë?

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e Ditës së Planetit “Tokë”, në mënyrë simbolike realizoi aksion për pastrimin e Tetovës nga mbeturinat. Aksioni u zhvillua para objektit të komunës, në shkollën fillore “Liria”, në parkun e qytetit, si dhe në disa shkolla të mesme. Ai poashtu vizitoi edhe dy deponitë jolegale që janë në dalje të qytetit, njofton Nistori.

    Kasami deklaroi para medias se të gjithë ne duhet të kujdesemi për ambientet publike, ashtu siç kujdesemi për ambientet private. Më lehtë është që mos e hudhim mbeturinën, se sa dikush të ulet e ta pastrojë atë. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, premtoi shtimin e numrit të kontejnerëve dhe fushatë për mos hedhje të mbeturinave kudo.

    “Sot kryesisht nëpërmjet administratës, të punësuarve nëpër shkolla, si dhe nxënësve të shkollave të mesme do të arrijmë që dalë ngadalë të nisim procesin e sensibilizimit dhe edukimit mbarë qytetar në Komunën e Tetovës që të lehtësojmë punën e NPK-së për pastrimin e qytetit. Ne e dijmë që sado që të kemi të punësuar në NPK nuk mundet që t’i mbajnë të pastërta ambientet publike, nëse qytetarët hedhin pa kontrollë mbeturinat”, deklaroi Kasami.

    I pyetur nga Nistori se a mund të jetë një qytet i pastër i cili ka shumë qen endacakë dhe për rrjedhojë heqin zvarrë qese dhe ushqime nga kontejnerët të cilët janë pa kapakë.

    “Është një problem më kompleks që kërkon zgjidhje më komplekse. Ne, jo më vonë se javën e kaluar patëm një takim me një shoqatë, me të cilën u dakorduam që brenda tri javëve të përpilohet një plan apo të bëhet mapimi i të gjithë qenve endacakë dhe besoj se së shpejti do të nis procesi i largimit të qenve endacakë nga rrugët e Tetovës. Patjetër se brenda vitit do të realizohet”.

    Sanimi i gropave në rrugët e Tetovës, sipas Kasamit pritet të fillojë së shpejti, duke marrë parasysh se cilët rrugë janë më urgjente. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fatos Lubonja dekripton fjalimin e dorëheqjes së Bashës: Lufta e tij duket se është bashkimi i PD-së, por pa Berishën

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut një prej vendeve që diskriminon refugjatët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë