Sa pak mund të blesh me denarë!

    Të ardhurat e ulëta, e çmimet e larta po zhvlerësojnë gjithnjë e më shumë denarin, e bashkë me të edhe fuqinë blerëse. Për rrjedhojë Maqedonia e Veriut renditet e parafundit në Evropë (një vend më lart se Shqipëria, sa i takon fuqisë konsumatore. Kjo renditje vjen nga Eurostat që ka publikuar treguesin e të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara për anëtar të një familjeje, të cilat tregojnë të ardhurat totale të një familjeje që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes të konvertuar në të rritur. Treguesi PPS (purchasing power standard) mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend dhe matet sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse. PPS në Maqedoni është 5.9, që do të thotë se jo vetëm që është shumë larg standardit evropian, por edhe shumë më poshtë sesa mesatarja e vendeve të BE që ka PPS prej 18.

    Kështu mesatarisht një familje në Maqedoni ka të ardhura të pamjaftueshme dhe fuqi shumë herë më të vogël blerëse sesa një gjerman – mbi katër herë më pak, gati dy herë më e vogël se e një greku, apo pesë herë më të vogël sesa e një norvegjezi.

    E fundit në Evropë është Shqipëria me PPS prej 4.3, e pasuar nga Maqedonia ( 5,988 PPS), Turqia (6210 PPS), Mali i Zi (6328), Serbia (6968 PPS). Mungojnë vetëm të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën në këtë publikim të Eurostat.

    “Të ardhurat mesatare të ekuivalizuara të disponueshme në BE ishin 18 706 PPS për banor, duke u rritur nga 18.011, krahasuar me një vit më parë. Në nivel kombëtar, vendet e BE-së me të ardhurat mesatare më të larta të disponueshme në 2022 ishin Luksemburgu (33 214 PPS), Holanda (25.437 PPS), Austria (25.119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23.244). PPS) dhe Gjermania (23.197 PPS). Në të kundërt, Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10.033 PPS), Hungaria (10.217 PPS) dhe Greqia (10.841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta”, thuhet në njoftimin e Eurostat.

    Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, përbëjnë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes.

    Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar krahasueshmëri midis vendeve. Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, marrin për bazë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar që të dhënat të jenë të krahasueshme midis vendeve. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Raporti i KE-së nuk e kursen RMV, vërejtje për mos përparim në shumë sfera

    Lajmi i rradhës

    Ne në Gjermani, të huajt në Maqedoninë e Veriut!

    Lajme tjera

    Vrasje në Bllacë

    Policia ka dalë me të dhënat  e para për vrasjen e ndodhur në afërsi të Bllacës të Shkupit.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë