Trençovska: Kontrolle për pagën minimale

    Në dy javët e para të muajit prill, Inspektorati Shtetëror I Punës do të kryej kontrolle intenzive në kompanitë e vendit për të konfirmuar nëse punëdhënëist kanë paguar rrogat e marsit në bazë të Ligjit për pagën minimale, që tashmë është rritur në 18 mijë denarë. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençovska duke shtuar se kontrolle të posaçme do të bëhen ndaj kompanive të cilat veçmë janë të regjistruara si kompani që nuk respektojnë të drejtat e punëtoreve.

    “Në këtë rast rol kryesor do të ketë Inspektorati shtetëror I punës. Do të përforcohen kontrollet, posaçërisht në muajin prill sepse pagat e marsit patjetër të jepen nga 1 deri më 15 prill nga të gjthë punëdhënësit. Inspektorati shtetëror I punës do të bëj kontrolle intenzive për të konfirmuar nëse të gjithë punëdhënësit kanë respektuar Ligjin për pagën minimale. Kontrollet do të jenë posaçërisht në ato kompani të cilat edhe në të kaluarën, sipas evidencës së Inspektoratit Shtetëror të Punës,  janë regjistruar si punëdhënës që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve”, tha Jovanka Trençovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale. 

    Lajmi Paraprak

    Sa vite duhen për zgjidhje të deponisë në Nikushtak të Komunës së Likovës?

    Lajmi i rradhës

    Biçikleta në vend të makinave | Qytetarët mendojnë si të kursejnë në kohë krize

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë