Sali Berisha paralajmëron protesta në Shqipëri

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme.

    Në foltoren e djeshme të mbledhur online me mbështetësit në SHBA ku atij nuk i lejohet të hyjë pas shpalljes non grata, Berisha deklaroi se këto protesta kanë për qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë.

    “Edhe “Foltorja” është një thirrje e fuqishme për protestën. Në çdo “Foltore” ku shkoj u kujtoj shqiptarëve një thënie të kancelarit gjerman që thoshte për gjermano-lindorët që vinin në Perëndim: Bashkëatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre.

    Nëse nuk do votojnë me këmbët tona nuk mund të votojmë dot me duart tona. Do angazhohemi me protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë. Ky do jetë objektivi kryesor i tyre”, tha Berisha.

    Lajmi Paraprak

    Konsiderohet diskriminues ligji që për të përfituar nga skemat sociale, familjet duhet të kenë fëmijë nën moshën pesë vjeçare

    Lajmi i rradhës

    Zgjohu Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë