Kasami: Fitorja në komunën e Tetovës, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë për ujë e mbeturina

    Karavani zgjedhor i Lëvizjes Besa, mbrëmë u ndal në fshatin Poroj të Tetovës, ku realizoi tubimin qendror të saj dhe shpalosi programën “Me ka krejt për komunën tonë” për zgjedhjet okale 2021, përcjell Nistori.

    Kandidati për komunën e Tetovë, Bilall Kasami tha se Poroji është bastioni i Lëvizjes Besa, Poroji është vendi ku rilindi feniksi dhe do të jetë vendi ku do të jetë vendimtar për fitoren tonë, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë më për ujë të pishëm 24 orë, për mbetrurina dhe qen endacakë, por për një Tetovë ku lulëzon bisnesi

    Kasami para banorëve tha se në vizionin e Lëvizjes Besa, Tetova do të jetë komunë moderne me staf të përgatitur që prioritet do të ketë llogaridhënien permanente për shpenzimin e mjeteve publike dhe në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhemaili: E pranuam komunën e Bogovinës të ngulfatur me borxhe, tani komuna numëron zero borxhe

    Lajmi i rradhës

    Sali: Garojmë me zemër të pastër, do t’ia kthejmë dinjitetin dhe sigurinë banorëve të Çairit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë