Sali: Hapësirat e gjelbëra në Çair janë uzurpuar

    Bekim Sali, kandidat për kryetar të Çairit, nga ASH-Alternativa, ka thënë në Programi 200, se kur ta marrin udhëheqjen e kësaj komunë, do të rrisin sipërfaqen e hapësirave të gjelbra.

    Ai ka thënë se deri tani këto hapësira që kanë qenë në këtë komunë, janë uzurpuar.

    “Hapësirat e gjelbëra Çairi i ka pasur gjithmonë, por jemi dëshmitare se ndërvite këto hapësira tkurren dhe uzurpohen. Ne kemi premtuar para banorëve se do ta ndërpresim këtë dinamike, dhe do ta rrisim sipërfaqen e hapësirave të gjelbëra”, ka theksuar Sali.

    Sali, poashtu shtoi se komuna e Çairit nuk ka pasur gjatë këtyre 16 viteve transparencë, derisa ka theksuar se ka pasur manipulime me buxhetin, shkruan Alsat.

    Ai ka thënë se kur të vijnë në krye të kësaj komune, do t’i shohin të gjitha ato që janë bërë.

    “16 vite kanë kaluar dhe Çairi është menaxhuar me rreth 80 milionë euro buxhet gjatë 16 viteve, dhe i lus banorët të tregojnë se a shihet dicka që është investuar përgjatë këtyrë viteve. Nëse asgjë nuk është investuar atëherë ka pasur manipulime. Ne do t’i shohim të gjitha këto kur ta marrim udhëheqësinë e komunës, dhe do të jemi bashkëpunues. Ne kemi të dhëna nga OJQ të ndryshme, dhe këto të dhëna tregojnë se komuna e Çairit është me 19 për qind të transparencës, që i bie se 81 për qind nuk ka transparencë në menaxhimin e mjeteve financiare në këtë komunë”, u shpreh Sali.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë parregullsi kishte në zgjedhjet lokale në RMV?

    Lajmi i rradhës

    ‘Udhëtimi i fundit’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë