Sali: Nuk ka nevojë për anesteziolog në ORL Kumanovë, drejtoresha shprehet kundër ministrit

    Edhe pse ministri Bekim Sali ishte informuar nga kronika e TV21 se qytetarët detyrohen që për intervenime të vogla për hundë, vesh dhe fyt të drejtohen në qytete tjera, ai vlerëson se nuk ka nevojë për angazhim të një anesteziologu shtesë për repartin e ORL-së në Kumanovë.

    “Unë lajmin tuaj e kam ndjekë disa herë dhe më vjen keq që për atë spital po bëhet ky lloj informimi. Spitali i Kumanovës ka pesë anesteziologë dhe vetë drejtoresha është anesteziologë që flet për gjashtë anesteziologë. Sa i përket spitalit të Kumanovës aty ka një nevojë shumë të vogël të një pajisjeje për intervenim në hundë, vesh dhe fyt dhe mendoj se fokusimi i problemit te numri i anesteziologëve nuk është lajm i vërtetë”, tha Sali.

    Ndryshe mendon drejtoresha e spitalit të Kumanovës Snezhana Zaharieva, sipas së cilës numri i përgjithshëm i anesteziologëve që ky spital ka nuk mjafton për të mbuluar gjithë nevojën që shfaqet.

    “Anesteziologët padyshim se janë kuadër deficitar. Aktualisht kemi 6 anesteziologë, pra unë jam anesteziologu i gjashtë. 5 nga ta punojnë në sallat e operacionit dhe i shërbejnë kirurgjisë, gjinekologjisë, ortopedisë, urologjisë, shkojnë në reanimacion kudo që nevojitet. Megjithatë, ky nuk është numër i madh”, vlerëson Zaharieva.

    E kontaktuar nga TV21 për vlerësimin e ministrit, Zaharieva theksoi se edhe nëse aparati i anesteziologjisë sigurohet për repartin e ORL-së, problemi nuk zgjidhet aty, pasi që sërish do të duhet të angazhojë anesteziolog nga spitalet tjera që do të punojë me kohë të caktuar.

    Ndryshe, anesteziologu më i ri në Spitalin e Kumanovës është 57 vjeçar, ndërsa më i vjetri 64. Ky i fundit i ka plotësuar kushtet për kalim në pension, megjithatë sipas drejtoreshës së spitalit është fat për ta që ka pranuar të vazhdojë me punë. Ajo shton se duke pasur parasysh moshën e anesteziologëve aktual, ky është problem serioz pasi që në të ardhmen e afërt parashihet që të njëjtit të kalojnë në pension.

    Intervenime të tilla ORL nuk bëhen as në Gostivar, Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Veles dhe disa qytete tjera më të vogla, e njëra prej arsyeve është pikërisht mungesa e anesteziologëve.

    Lajmi Paraprak

    “Sa është larg Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale” – flet ambasadorja amerikane Bërns

    Lajmi i rradhës

    Artritit dhe sëmundjet e zemrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë