“Sa është larg Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale” – flet ambasadorja amerikane Bërns

    Ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kejt Meri Bërns në intervistë ekskluzive në TV21, komentoi gjendjen aktuale në Ukrainë, ku iu përgjigj edhe pyetjes “Sa është larg Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale”.

    “Kur jemi te tema Ukrainë, Maqedonia e Veriut është aleat i NATO-s dhe është partner i fuqishëm që mban ritmin me BE-në, anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe i bashkëngjitet SHBA-ve dhe të tjerëve në dënimin e veprimeve që po ndodhin për momentin në Ukrainë, për agresionin brutal rus dhe luftën aktive në Ukrainë. Dënimi ishte i qartë, por gjithashtu siguron edhe mbështetje të popullit ukrainas, si të gjithë ne, me sigurimin e ndihmës që është e patjetërsueshme për momentin. Duhet të sigurohemi se në moment të caktuar dikush do të bart përgjegjësi për veprimet e Rusisë. Nga ana tjetër RMV punon me neve në NATO për mbrojtjen e interesave tona. Punojmë në NATO që të sigurohemi se detyrimi sipas nenit 5 është i fuqishëm dhe se jemi të gatshëm të mbrohemi nga çfarëdolloj veprimesh dhe se jemi të gatshëm si shoqëri ndërkombëtare të përballemi me pasojat afatgjate nga ajo që po ndodh. Përsëris, kjo është e paligjshme dhe e paarsyeshme, veprim me paramendim i Rusisë kudër Ukrainës“, theksoi Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-ve në RMV.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan: Turqia e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Lajmi i rradhës

    Sali: Nuk ka nevojë për anesteziolog në ORL Kumanovë, drejtoresha shprehet kundër ministrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë